Rrahje e përgjakshme ka ndodhur dje pasdite në burgun e Idrizovës, me ç’rast një i burgosur ka marrë lëndime të rënda.
Sipas policisë, në krahun e pestë (pjesa e mbyllur), ka ardhur deri te një përleshje fizike mes personave të burgosur S.R. (26) dhe M.E. (32), të dy nga Shkupi. Rrahjes i ka parapri një zënkë verbale, transmeton Gazeta Lajm.
Gjatë përleshjes, M.E. ka marrë lëndime të rënda trupore, që është konstatuar nga ana e mjekut në Klinikën për Kirurgji Makislofaciale.
Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.