“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri! #SharraNëGozhdë”, ishte porosia që mbrëmë e dërgoi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranoi ankesën e BDI-së dhe në këtë komunë do të rivotohet në një vendvotim për kryetar komunë, informon portali “tetova1”.
Në Komunën e Zhelinës, fitues i zgjedhjeve është Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, i cili ka fituar 69 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga BDI, Fatmir Izairi.
Në gjithë Zhelinën, Sejdiu mori 5171 vota, ndërsa Izairi 5102. Sa i përket vendvotimit 2107, dallimi është 117 vota në favor të kandidatit të BDI-së. Ai ka marrë 227 vota, ndërsa Sejdiu 110 vota.
Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, mbrëmë ka deklaruar se ai personalisht është për ta lëshuar Qeverinë.
“Do të flitet në kryesi të partisë. Nëse më pyesni për qëndrimin tim personal, jam për ta lëshuar shumicën”, tha Hoxha për TV21.