Prisja që SASHK-u do të qëndronte më fortë se 2 për qind nëse ndërpret grevën, pyetja është se a shpërbleu gjithë kjo pritje? Është dashur të veprojnë pak më me guxim, thotë “Utrinski Brifing”, kryetar i Konfederatës së Sindikatave, Marjan Risteski.
“E them publikisht që nuk është mirë të ndalet greva në arsim vetëm për ato 2% diferencë, nuk është mirë për punëtorët. Nuk do të fajësoja vetëm SASHK-un por edhe Qeverinë që duhet ta marrë më seriozisht grevën.
Ne kemi protestuar dhe kemi bërë thirrje edhe anëtarëve tanë që të mbështesin protestat e sindikatave të tjera. Punëtorët janë unikë. Por disa liderë sindikatash mendojnë se ka politikë dhe për sa kohë që ka politikë në sindikata, ata nuk do të jenë si në Evropë.
Çdo opozitë dëshiron të përvetësojë çdo grevë, por fajin për këtë e ka qeveria, e cila i shtyn sindikatat në krahët e opozitës”, tha Risteski.