Në zhvillimin e ceremonisë së FSK-së për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, një fjalë rasti mori edhe vëllai, Rifat Jashari.
Jashari u shpreh krenar se sot kjo ceremoni po zhvillohet pranë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Vëllezër e motra, familjarë të dëshmorëve, eprorë e ushtarë të UÇK-së, institucione vendore dhe ndërkombëtare, miq , dashamir nga të gjitha viset që keni ardhur. Sot jemi bashkuar këto me 5 mars para ushtrisë më të re Kombit tonë shqiptarë, Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Jashari.
Tutje ai shtoi se pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës u uron shëndet, lumturi dhe që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e vendit, siç e mbrojti UÇK-ja dikur.
“Lavdi dhe nder gjithë atyre që kanë rënë më herët dhe më vonë t’u falënderu edhe ShBA-të dhe shtetet mike që na kanë ndihmuar he besoj që prapë do të na ndihmojnë deri në fund që të zgjidhim problemet që kemi përpara. Lavdi dhe nder juve dhe gjithë kombit shqiptarë”, përfundoi Rifat Jashari.