Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi këtë të mërkurë rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë, me 141 vota pro, 5 kundër dhe 34 abstenim,
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale përshëndeti këtë votim duke thënë se 141 shtete ndëshkuan me votën e tyre Rusinë, ndërsa nuk la pa vënë në dukje votën pro të Serbisë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.
Shqipëria ishte bashkëpenëmbajtëse me SHBA në këtë rezolutë.