Revoltohen banorët e Veleshtës: EVN-ja e Strugës po tallet me ne, nuk ndalen ndërprerjet e rrymës elektrike

0
18


Banorët e Veleshtës për Struga Ekspres shprehen të revoltuar me EVN-në e Strugës ku sipas tyre ndërprerjet e rrymës elektrike janë evidente kohë pas kohe që nga dita e djeshme.

Sipas tyre ndërprerja e rrymës elektrike mund të sjell pasoja duke djegur pajisjet shtëpiake ose pasoja edhe më të rënda.

Ata kërkojnë urgjentisht nga EVN-ja e Strugës qē të evitoj këto probleme.

(Struga Ekspres)