Nesër në ora 11:00 pritet të mbahet mbledhja e parë konstituive e këshillit komunal të Strugës, mëson Struga Ekspres.
NË këtë mbledhje të parë pritet të zgjidhet edhe kryetari i këshillit komunal të Strugës.
Struga Ekspres siç ju informoi ditë më parë, do të jetë Resul Kaba nga Veleshta e Strugës, ish bartës i listës për këshilltar i BDI-së së Strugës, do të jetë kandidati kryesor i cili me gjasë do të zgjidhet që nesër kryetar i këshillit komunal të Strugës, sepse siç mëson Struga Ekspres, nga disa burime të saj brenda BDI-së së Strugës,Resul Kaba i ka siguruar numrat për tu ulur tek karrikja e të parit të këshillit komunal të Strugës.(Struga Ekspres)