Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReshjet e shiut: S’ka rrezik për përmbytje në RMV!

Reshjet e shiut: S’ka rrezik për përmbytje në RMV!

MË SHUMË SHI NË LLAZAROPOLE DHE POZHARAN ME 65 L/M2

Aktiviteti ciklonik mbi Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e kaluara, rezultoi me reshje të rrëmbyeshme shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më së shumti shi ka rënë në Llazaropolë dhe Pozharanë me 65 litra në metër katror.

Në Tetovë kishin rënë mbi 53 litra shi në metër katrorë që ka ndikuar në përmbytjen e rrugëve.

Pamjet nëpër rrjetet sociale tregojnë pjesë të përmbytura të qytetit, ku sic njoftohet, është shpëtuar edhe një udhëtar që ishte bllokuar në Zhelinë.

Zjarrfikësit e Tetovës kanë njoftuar për intervenime në Reçicë të Vogël e të Madhe për thithjen e ujit nga shtëpitë, bodrumet dhe oborret e përmbytura.

Përmbytjet katastrofike në rajon, kanë ndezur edhe “alarmin” në vendin tonë. Por, autoritetet sigurojnë se në Maqedoninë e Veriut aktiviteti ciklonik nuk do ta ketë intensitetin sikurse në Bosnjë, Kroaci e Mal të Zi dhe se nuk do të ketë sasi të mëdha shiu që do të kushtëzojë në eliminimin e mundësive për derdhjen e lumejve më të mëdha.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë fundjavës do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut që vende-vende do të jenë më intensive, lokalisht në formë të motit të lig me shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar.

Stabilizimi I motit pritet të hënën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!