Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniReshje të dëborës në disa pjesë të Maqedonisë, ja njoftimi i rëndësishëm...

Reshje të dëborës në disa pjesë të Maqedonisë, ja njoftimi i rëndësishëm për shoferët!

Shërbimi për media i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka dalë me njoftim në orët e vona të mbrëmjes që ndërlidhet me reshjet e dendura të dëborës që kanë filluar në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Në njoftim thuhet se vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugore Gostivar – Strazhë – Kërçovë.

“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nga ora 22:10 vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë”, thuhet në njoftimin e “Rrugët e Maqedonisë”

Njoftimi tjetër ndërlidhet me drejtimin rrugor Krak – Mavrovë – Dibër, ku po ashtu vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments