Ministrja e Arsimit e Republikës së Maqedonisë e cila vjen nga partia LSDM ka deklaruar se ministrja e arsimit e Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla është nuse maqedonase dhe e flet shumë mirë gjuhën maqedonase.
“Me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë – Lindita Nikola, e cila si nuse maqedonase, që është di të flasë shumë mirë gjuhën maqedone!”, ka shkruar Renata Deskoska, nën këtë fotografi të cilën e kishte postuar në profilin e saj në Facebook.
Këtë deklaratë ministrja e arsimit e Republikës së Maqedonisë e ka bërë në adresën e saj Facebook ditën që u takua me Linditë Nikollën në Shkup më 15 dhjetor 2017.