Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRemzi Abdullahi emërohet zv.drejtor në DAP

Remzi Abdullahi emërohet zv.drejtor në DAP

Dje, qeveria në seancën e rradhës ka emëruar si zëvendës drejtor në Drejtorinë e të ardhurave publike Remzi Abdullahin, i cili vjen në këtë pozitë nga posti i drejtorit të komunikacionit postar dhe anëtar bordi, mëson KOHA.

Po kush është zëvendës drejtori i ri i Drejtorisë për të ardhura publike? Remzi Abdullahi ka lindur në vitin 1981 në Tetovë, mësimet në shkollën e mesme i ka kryer në gjimnazin Kiril Pejçinoviq ndërsa studimet në Unitersitetin e Tetovës në drejtimin juridik kurse studimet master i ka mbaruar në Prishtinë në drejtimin administrativo-politik.
Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka punuar në Qeverinë e RMV-së kurse nga viti 2010 në Ministrinë e ekonomisë respektivisht në Inspektoratin e tregut. Në vitin 2015 ai emërohet drejtor i komunikacionit postar dhe anëtarë bordi në SHQ Posta e Maqedonisë.

Abdullahi është aktiv në politikë tashmë shumë vite. Vjen nga dega e BDI-së në Tetovë dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë shumë aktiv në të gjithë proceset zgjedhore, ndërsa drejton edhe nëndegën e BDI-së në Reçicë të vogël.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments