Numër rekord i të infektuarve me koronavirus që nga fillimi I pandemisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 445 raste të reja me koronavirus nga 2080 teste të realizuara. Numër më të lartë të të infektuarve regjistron përsëri kryeqyteti 249, më pas renditet Strumica me 36, Prilepi me 25, Tetova me 16, Manastiri me 14, Ohri, Gostivari dhe Kumanova me nga 12. I lartë është edhe numri i viktima. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 9 viktima. Nga dy viktima janë regjistruar në Shkup dhe Strugë ndërsa nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë, Strumicë, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Sveti Nikollë. Ndërkohë listës së të shëruarve nga koronavirusi i janë shtuar edhe 194 pacientë.