Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRegjistrimi i popullsisë, në mars të vitit të ardhshëm

Regjistrimi i popullsisë, në mars të vitit të ardhshëm


Regjistrimi i popullësisë do të mbahet në muajin mars të vitit të ardhshëm ndërsa do të përmbajë edhe grafë për përkatësinë etnike dhe fetare, njofton Tv SHENJA. Këtë e ka deklaruar sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas takimit që zhvilloi me drejtorin e Agjencisë së Mediave. Ai tha se Qeveria ka arritur marrëveshje dhe se janë dakorduar që të regjistrohen edhe shtetasit e diapsorës.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINSITËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Një, do të regjistrohen edhe karakteristikat etnike, kulturore dhe fetare të qytetarëve. Dhe nën dy, njerëzit tanë që jetojnë jashtë do të regjistrohen vetëm me një deklaratë të familjarëve të tyre duke prezentuar numrin amë, me çka tregojnë se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, paralelisht do t’u mundësohet edhe vetë regjistrim atyre që jetojnë jashtë. Kjo do të jetë një mundësi shtesë për ta, mirëpo do të mund të regjistrohen me një deklaratë të familjarëve të tyre se janë vendas të Maqedonisë së Veriut”.

Osmani tha se teksti për ligjin e regjistrimit do të elaborohet në mënyrë më të detajuar pasi të miratohet në Qeveri, gjë që sipas tij, duhet të ndodh në seancën e sotme qeveritare.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINSITËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Mbrëmë vonë kemi pasur takimin e fundit dhe kemi dakorduar parimet e ligjit për regjistrim i cili do të mbahet në muajin mars 2020 dhe besoj se sot Qeveria do të aprovoj tekstin e ligjit. Do të ketë edhe disa intervenime ose ndryshime të vogla teknike në seancën e Qeverisë, mirëpo besoj se sot do të mund ta kalojmë përshkak se parimet bazë i kemi dakorduar”.

Osmani zhvilloi sot një takim me drejtorin e Agjencisë së Mediave, Zoran Trajçevski, për të diskutuar rreth reformave të mediave, të cilat janë pjesë e pakos së reformave të rekomanduara nga BE dhe janë kyçe për procesin e integrimeve. Osmani tha se, çështja e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të rëndësishme ku ende nevojitet progres për t’i plotësuar standardet evropiane. Teuta Buçi /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!