Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Referendumi në Maqedoni, Gorenca: Pjesëmarrja e ulët, shqiptarët s’kanë dalë për të...

“Referendumi në Maqedoni, Gorenca: Pjesëmarrja e ulët, shqiptarët s’kanë dalë për të votuar masivisht”

5 orë pas nisjes së referendumit në Maqedoni, pjesëmarrja në votime vazhdon të jetë e ulët. Kryeredaktorja e Televizionit Shtetëror të Maqedonisë, seksioni shqip, Migena Gorenca, në një lidhje telefonike për Report Tv, ka thënë se pjesëmarrja është e ulët edhe nga shqiptarët në Maqedoni. Gorenca ka sqaruar se “bojkoti” i qytetarëve në zgjedhje, vjen pas një fushate denigruese të grupeve ekstremiste në Maqedoni, që i kanë konsideruar të gjithë ata që votojnë pro referendumit ‘tradhtarë’.

Grupet ekstremiste kanë frikësuar qytetarët që votuan dje. Nga 20 mijë që duhet të votonin, ishin shumë herë më pak. Pjesëmarrja shumë e dobët edhe nga shqiptarët. Ata që votuan në Diasporë u etiketuan si tradhtarë. Votimi në Diasporë dha efekt, që forcat që se duan vendin, nuk lejuan të votohej. Duhet të kishte më shumë vrull votimi, është bërë shpjegimi çfarë fitojnë dhe çfarë humbasin shqiptarët dhe vendi. Rreth orës 20:00, pritet të dalin rezultatet e para. Deri në orën 11 të darkës, do kemi rezultatet më të qarta, nëse Maqedonia i ka thënë Po, integrimit në BE. Matematika është e egër në këtë referendum. Është një moment historik që i bie vetëm një brezi në pjesë.
Migena Gorenca, kryeredaktore e TVM2

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!