Sot 10 Gusht 2025, pa asnjë vendim për shkarkimin tim si Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, pa thirrje të kuvendarëve, pa votat unanime të tyre dhe me shkelje flagrante të Statutit të partisë, u zëvendësova në postin e Kryetarit të Degës së ASH – së.
Ky veprim nuk është vetëm në kundërshtim me rregullat që vetë i kemi miratuar, por është edhe një goditje ndaj demokracisë së brendshme dhe vullnetit të strukturave që më kanë zgjedhur.
Unë do të mbetem gjithmonë në krah të atyre që besojnë te transparenca, respekti dhe vendimmarrje të ndershme.
Lulzim Nasufi.