Njoftim
Pas reagimeve me vend të qytetarëve në lidhje me qent endacak Komuna e Strugës njofton të gjithë qytetarët e shqetësuar se Komuna ka marrë të gjitha masat për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj situate.
Është e pamundur të sistemohen mbi 50 qen për çdo muaj. Andaj ne kemi marrë masat e duhura dhe kemi monitoruar vazhdimisht situatën në teren dhe po ju informojmë se kemi arritur të fotografojmë makina me regjistrim nga qytete të tjera që bëjnë shkarkimin e qenve endacak në Strugë. Rastet e tilla ne i kemi paraqitur edhe në SP – Strugë.
Apelojmë deri tek gjithë qytetarët nëse shohin makina të tilla që shkarkojnë qen ti fotografojnë dhe menjëherë ti denoncojnë pranë organeve kompetente.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës