Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionReagon Ibrahim Gega, mërgimtari strugan: Prona është e shenjtë, atë e mbron...

Reagon Ibrahim Gega, mërgimtari strugan: Prona është e shenjtë, atë e mbron ligji dhe Zoti!

Ibrahim Gega

Klanet e komunës së Strugës tentojnë të më uzurpojnë pronën. Ne vërtet fizikisht nuk jemi në vendlindje momentalisht edhe ajo si pasojë e kësaj klike politike që na dëboi, e tash tenton edhe të na zhduk bizneset dhe shtëpitë për të na fshirë përfundimisht nga vendlindja. Prandaj të nderuar qytetarë, përmes këtij shkrimi publik, dëshiroj të sensibilizoj opinionin strugan dhe më gjërë, se tashmë për disa muaj përfaqësues të caktuar të pushtetit lokal në mënyrë indirekte, ushtrojnë presion mbi mua dhe familjen time, duke u përprjekur të uzurpojnë një hapsirë të caktuar në qendër të qytetit për ta shfrytëzuar në mënyrën e tyre, ashtu siç edhe jemi mësuar të shohim edhe në të kaluarën me bizneset e vogla në strugë, që me ndihmën e pushtetit, gllabërohen nga oligarkia.

Ky shkrim ka për qëllim të paralajmëroj mendjet e liga, se kjo iniciativë e tyre, ëshë e destinuar të dështojë, sepse prona është e shejntë dhe se atë e mbron ligji dhe Zoti.

Para disa javësh përfaqësues të komunës së Strugës ju vërsulën dyqanit tim, i njohur si “Berbernica Vllaznimi” rreth Drinit të Zi, në përpjekje për ta shembur, duke e dëmtuar atë rëndë, derisa u ndaluan nga organet gjyqësore të Strugës për këtë akt joligjor.

Ju apeloj publikisht, që ti ndalni planet e juaja, sepse ato plane janë të destinuara të dështojnë. Unë kam të drejtën e plotë ligjore dhe morale mbi atë hapsirë dhe pë të disponoj gjithë dokumentacionin e nevojshëm një pjesë të së cilit po e bëj publik në fund të këtij teksti. Unë jam i vetëdijshëm se sistemi i drejtësisë në Maqedoni , lë shumë për të dëshiruar, por në këto momente të rëndësishme për vendin edhe ky sistem duhet të reflektojë, përndryshe unë jam i pregatitur edhe si qytetar amerikan të mbrojë të drejtën time të pronës, me ç’rast tashmë kam angazhuar avokatin tim edhe në SHBA i cili po e ndjek në çdo hap këtë proces, duke kontaktuar Ambasadën amerikane në Shkup dhe institucionet e tjera relevante.

Ky apel ka qëllim preventiv, që ideatorët e këtij plani, të tërhiqen dhe të ndalojnë me presionet dhe përpjekjet për ta shtrembëruar të vërtetën sepse unë jam i pregatitur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ta mbrojtur të drejtën time, ndërsa ato që nuk do e respektojnë dhe kanë shkelur të drejtën time pa asnjë dyshim, do përgjigjen para organeve të drejtësisë.

Në fund të këtij shkrimi, dua të falenderoj gjithë qytetarët e Strugës që më kanë ofruar mbështetjen e tyre, pasi “Berbernica Vllaznimi” është një vend që ndërlidh emocionet e një pjese të madhe të rinisë strugane, pasi mban emrin e klubit historik të qytetit të Strugës KF, Vllaznimi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!