Reagim mbi zëvendësimin e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në MPB – Strugë
Vendimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Strugë për të larguar shqiptarët nga pozitat kyçe udhëheqëse dhe për t’i zëvendësuar me maqedonas përbëjnë një prapakthim të qartë dhe një mesazh të gabuar për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë.
Konkretisht, në Departamentin e Punëve të Brendshme (DPB), Dritan Ajro është zëvendësuar nga Marjan Shumulikoski.
Në Departamentin për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huajt dhe Ripranim (DKNMHR), ku më parë Zikri Ibraimi mbante postin e zëvendësshefit, tashmë është emëruar Zhaklina Vejinoviq.
Po ashtu, në vend të Fisnik Hanit, është emëruar Lupco Spiroski,duke përforcuar edhe më shumë këtë tendencë të zhvendosjes së shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse.
Këto lëvizje jo vetëm që krijojnë pabarazi në përfaqësim, por dërgojnë një mesazh të qartë se shqiptarët po përjashtohen nga vendimmarrja në sektorë kyç të sigurisë publike. Një institucion që duhet të reflektojë përbërjen multietnike të vendit nuk mund të kthehet në pronë të njëanshme të një komuniteti të vetëm.
Kërkojmë sqarim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse dhe garanci se barazia dhe përfaqësimi i drejtë do të respektohen, ashtu siç e përcakton Kushtetuta , Marrëveshja e Ohrit dhe parimet e një shoqërie demokratike.
BDI -Strugë