Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiReagon BDI-ja e Strugës pas publikimit të listave për deputet

Reagon BDI-ja e Strugës pas publikimit të listave për deputet

Te nderuar qytetar të Komunës së Strugës, të dashur simpatizant të “Bashkimit Demokratik për Integrim”- Dega Strugë, dëshirojmë që t’ju drejtohemi me këtë letër të hapur me qëllim që t’ju urojmë suksese dhe mbarësi në këtë fillim fushate të Zgjedhjeve Parlamentare në R.e Maqedonisë së Veriut. Siç jeni në dijeni ditën e djeshme u shpallën listat e kandidatëve për deputet të BDI-së në të 6-të zonat zgjedhore në mbarë vendin tonë. Duam që t’ju a bëjmë me dije se kontributi i BDI-Dega Strugë, ka qënë dhe do ngelet përkrahja e paçmueshme dhe e padiskutueshme e vlerave në radhët e BDI-së , si një organizatë politike që vazhdimisht stimulon vlerat tona kombëtare në vendin tonë. Edhe kësaj radhe ne të vendosur për progresin ekonomik, social, kulturor, sportiv apo ngjashëm, dhamë kontributin tonë në përcaktimin e emrave të shquar të cilët në vetvete kanë vlera të jashtëzakonshme intelektuale si edhe njerëzore. Gjithmon ka qënë një sfidë e vërtetë që të zgjedhësh më të mirët nga më të mirët në radhët tona, por ne jemi të vetëdijshëm se ky rrugëtim është i gjatë dhe se kemi nevojë që ta ecim bashkërisht. BDI-Dega Strugë, duke parë dhe vlerësuar kontributin dhe punën e jashtëzakonshme të Doc.Dr.Jeton Shaqirit si drejtues i N.P.”Proaqua” (tani N.P Ujësjellës dhe Kanalizim) vendosi që ta propozoj si pjesë e listës të kandidatëve në Zonën e Pestë Zgjedhore, e që jemi të bindur se emri i tin do bashkoj të gjithë qytetarët e se emri, puna dhe personaliteti i tij do japi një efekt shumë pozitiv në qytetin e Strugës dhe rrethinë. Së bashku do t’ja dalim edhe njëherë, bashkërisht do jemi fryma e progresit, fryma e rritjes ekonomike dhe bashkë do jemi ata që bëjmë që të realiojmë ëndrrat e të rinjëve dhe dëshirat e një gjysheje apo gjyshi për jetë më të mirë si për ta ashtu edhe për nipërit dhe mbesat e tyre. Kjo sfidë fillon tani dhe do vazhdoj pas datës 12 prill. Ne do jemi dhe do qëndrojmë besnik ndaj premtimeve tona dhe ndaj idealeve të popullit tonë këtu e kudo. Suksese dhe me mbarësi.
Me respekt BDI- Dega Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!