Reagon ASH: Në shenjë solidarizimi me Doktor Zekirijah Shahinin

0
25

REAGIM

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë për sulmin e armatosur ndaj bartësit të listës së AKI në Komunën e Likovës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe në mbikqyrje mjeksore.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin e këtillë dhe fton institucionet që të punojnë në zbardhjen e plotë të rastit, zbulimin dhe kapjen e autorit dhe i njëjti të nxiret para drejtësisë. Rastet e këtilla duhet të marrin epilogun e merituar në përputhje me ligjet për të dëshmuar funksionimin e shtetit dhe për të garantuar lirinë dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ftojmë të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje në momente të këtilla, me qëllim që situata të tejkalohet në mënyrën më të drejtë.

Në shenjë solidarizimi me Doktor Zekirijah Shahinin dhe në përputhje me seriozitetin e situatës, ju njoftojmë se sot kemi pezulluar të gjitha aktivitetet partiake dhe politike.

– Aleanca për Shqiptarët


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5