Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiReagon Aleanca e Strugës

Reagon Aleanca e Strugës

Përshëndesin vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për krijimin e Ndërmarrjes së re të Kolektorit dhe ndarjen njëherë e mirë të NPK Proaqua – Strugë nga Komuna e Ohrit. Kjo shkaktonte probleme të mëdha në menaxhim të ndërmarrjes dhe pengonte financiarisht menaxhimin me pushtetin lokal në përgjithësi.
Ishte angazhim dhe iniciativë e Aleancës për Shqiptarët gjatë udhëheqjes me pushtetin lokal dhe njëra nga pikat e marrëveshjes me Qeverinë e re ku bënte pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët. Na vjen mirë që kjo ide dhe iniciativë e jona, nuk u ndërpre me daljen tonë nga qeveria, por vazhdoi deri në zgjidhjen përfundimtare.
Shpresojmë se krerët aktualë të Komunës së Strugës, pas zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje dhe me “fillimin e ri” të ndërmarrjes në fjalë, të bëhen punë të mira për qytetin dhe qytetarët. Të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë të pijshëm në gjithë territorin e komunës, të rregullohet çështja e të punësuarve, të rritet cilësia e shërbimeve dhe ky institucion më në fund të fitojë besueshmëri edhe tek qytetarët.
Dhe për fund, edhe njëherë udhëheqësisë së ndërmarrjes i urojmë suksese dhe punë të mbarë.
Aleanca për Shqiptarët Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!