Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiReagim nga Veleshta:I bëjmë thirrje Ramiz Merkos të mos përzihet në Veleshtë

Reagim nga Veleshta:I bëjmë thirrje Ramiz Merkos të mos përzihet në Veleshtë

Zgjedhja e kryetarit të Bashkësisë Lokale në Veleshtë është e papranueshme për shumicën e veleshtarëve për shumë arsye. Takimi ku është zgjedhur kryetari ka qënë tërësisht i koordinuar nga BDI-ja e Veleshtës e mbështetur nga komuna dhe kryetari i komunës, Ramiz Merko. Përveç se nuk janë lajmëruar qytetarët e Veleshtës, është bërë edhe selektimi i pjesëmarrësve në takim me qëllim që të mos hasin në pengesa gjatë zgjedhjes. I bëjmë thirrje Ramiz Merkos dhe përfaqësuesëve të BDI-së që të mos përzihen në punët e brendshme të Veleshtarëve sepse veleshtarët ia treguan ku e ka vendin në ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu shprehim shqetësimin e madh për përzierje të partisë së Merkos në Këshillin e Xhamisë, ku ne direktiva të tyre është futur në kryesi njëri prej hoxhallarëve të fshatit. Këshilli i Xhamisë, hoxhallarët dhe bashkësia lokale nuk duhet të ketë ndikim partiak dhe të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. Duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe jo të bëhen lojëra të tilla të ulëta politike.
Nuk kemi asgjë kundër personit të zgjedhur për kryetar, por jemi kundër procedurës se se ai është zgjedhur

Reagim i një grupi të qytetarëve të Veleshtës i nënshkruar nga Bekim Sheji,Faton Nasufi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments