Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRasti “Talir”, edhe 6 vite burg për Nikolla Gruevskin

Rasti “Talir”, edhe 6 vite burg për Nikolla Gruevskin

Ish- Kryeministri Nikola Gruevski, aktualisht azilant në Hungari, është dënuar me 6 vite burg, kurse ish-Sekretari i Përgjitshëm, Kiril Bozhinovski u dënua me kusht me dy vite për rastin “Talir” që ka të bëjë me ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së.

“Janë fajtor për shkak se i akuzuari Gruevski, I cili ka qenë Kryetar I VMRO-DPMNE-së, bashkë me Bozhinovskin – Sekretar I Përgjithshëm I partisë, në mënyrë të jashtëligjshme kanë përfituar pronë, respketivisht objektin me vlerë 132 milionë denarë” – ka thënë gjykatësja Daniela Aleksovska – Stojanovska.

Të akuzuarit janë ngarkuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku I kanë mundësuar personit juridic “Beton” SHA Shkup, të ndërtojë selinë e VMRO-DPMNE-së, në kohën kur kjo firmë kishte marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe ndërmarrje publike, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financimin e partive politike e të ngjashme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments