Nga Naser Pajaziti-gazetar
Rasti “Monstra” dhe drejtësia e “monstrumëve”!
Zoran Zaevi pse nuk publikoi bombat e pergjimeve, per te cilat tha se zbulojne shume prapaskena dhe nje pjese te vertetes?
Muki si deputet tre vite me pare kishte bere premtimin e madh se drejtesia po vjen, citoj porosine e tij: Elhamdulilah vellezer!!!
Drejtesia per te akuzuarit e Monstres erdhi!!! Lenda kthehet ne rishikim te burgosurit se shpejti do te lirohen!!!
Fatime Fetai nje prokurore qe eshte derivat i Prokurorise se shkaperderdhur Speciale me ne krye Katica mafian , sot vertetoi te gjitha provat dhe akuzat e ngritura, duke rrezuar aktgjykimin e Supremes se nuk ka deshmi dhe pikerisht per kete kjo gjykte kishte rikthyer rastin ne rigjykim.
Avokati mbrojtes Naser Raufi thote se Fatime Fetai ne baze te ligjit per procedure penale nuk ka te drejt ti propozoj denimet siç bëri sot.
Jane shume Pse dhe te panjohura per te cilat duhet te flasin dhe komentojne eksperte te kesaj lemie.
Ne kete vend cdo pushtet po instalon strukturat e saj ne cdo pore institucionale, perfshire edhe gjyqesine, qe fare nuk eshte reformuar.
Lenia e lire e Mijallkovit, ikja e Gruevskit dhe shume skandale tjera po deshmojne sistemin e kapur dhe te kalbur te drejtesise.
Vetingu ka ngelur vetem ne leter dhe premtim bosh!
A duhet te bisedohet per nje prani direkte nderkombetare evropiane , nje tip EULEX , qe do zbardhe shume raste te montuara ne kete vend.