Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRasti i Kumanovës më në fund arriti në Gjykatën e Apelit

Rasti i Kumanovës më në fund arriti në Gjykatën e Apelit

7 muaj pas dorëzimit të ankesës për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova”, lënda ka arritur në Gjykatën e Apelit, e cila duhet të mbajë seancë publike për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve.

“Lënda është dërguar në Gjykatën e Apelit, ata duhet që të vendosin për procedurën e mëtutjeshme”, thonë për Portalb, nga Gjykata Penale.

Redaksia jonë ka tentuar që të kontaktojë me Gjykatën e Apelit, por nuk kanë qenë të kapshëm për redaksinë tonë.

Avokatët e të dënuarve, Mefail Arsllani dhe Naser Raufi, konfirmojnë për Portalb.mk, se deri tek ata ende nuk ka arritur asnjë informata nga Gjykata e Apelit.

Pala mbrojtëse ka dorëzuar ankesë pasi që nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Penale dhe sipas tyre, të njëjtën e bazojnë në dëshmi materiale dhe verbale.

“Këto ankesa i bazojmë në dëshmi të fuqishme materiale dhe verbale. Besoj në profesionalizmin e Gjykatës së Apelit dhe konkretisht mendoj se do të vërtetohet se në këtë rast nuk është vërtetuar gjendja faktike. Me këtë aktakuzë që dënohen këta djem, nuk është caktuar motivi, nuk ka elemente për terrorizëm dhe organizatë terroriste. Besoj që Gjykata e Apelit do t’i merr parasysh të gjitha lëshimet që i ka bërë Gjykata Themelore dhe kërkesat tona do të pranohen. Kur del e vërteta, gjithçka do të ndryshojë. Gjithçka ka qenë e monitoruar dhe e harruar nga dikush dhe duhet të del në pah kush është përgjegjës”, ka thënë avokati Arsllani më 15 shkurt të këtij viti, pasi dorëzoi ankesën.

Ndryshe, më 2 nëntor të vitit 2017-të u dha vendimi gjyqësor për rastin “Kumanova” me të cilin grupi që luftoi me forcat e sigurisë së Maqedonisë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, u dënua me 7 shekuj e gjysmë burg dhe 7 dënime me burgim të përjetshëm. Pas këtij vendimi të Gjykatës Penale kishte edhe protesta të shumta në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe diasporë.

Në ndërkohë, u formua dhe Komision Anketues për rastin “Lagjja e Trimave”, por i njëjti ende nuk ka mbajtur asnjë seancë apo mbledhje pune. Sipas ekepertëve juridik që komisioni anketues për rastin “Kumanova” të ketë efekt duhet të kemi reformim të tërësishëm të gjyqësorit, veçanërisht të Këshillit Republikan dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.

Për shkak se vazhdimisht është folur në opinion, por edhe nga vetë të dënuarit se ka dyshime për inskenim të këtij rasti nga ish pushteti i Nikolla Gruevskit, për të njëjtin është kërkuar edhe hetim ndërkombëtar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shala, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme. Për të njëjtën deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!