Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRast i rëndë: Nëna me tre fëmijët e pastrehë, kërkon lëmoshë nga...

Rast i rëndë: Nëna me tre fëmijët e pastrehë, kërkon lëmoshë nga njerëzit human (VIDEO)

– Të reshurat e shiut pandërprerë dhe i ftohti i Nëntorit, Nënën Flamuren dhe tre vajzat e saj po i gjenë në rrugë, ka më shumë se tre ditë ata gjumë në sy nuk kishin, në mungesë të shtëpisë dhe strehimit ata endeshin rrugëve të qytetit duke kërkuar mëshirë nga njerëzit human. Familja nga rrethina e Kumanovës ishin dëbuar nga shtëpia, gjegjësisht nga kryefamiljari, dhe nëna Flamurja mbeti rrugëve. Por për fat të mirë kishte dalë një motër vullnetare e cila i strehoi ato përkohësisht.

Nëna Flamurja para kamerave të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal rrëfen tmerrin që po e përjeton këto ditë, por e falemnderon motrën në fjalë që i strehoi për ca ditë në një shtëpi, por ajo potencoi se nuk mund të qëndrojnë për shumë kohë sepse edhe motra në fjalë nuk i ka kushtet ekonomike të mjaftueshme dhe nuk ka mundësi për tu përkujdesur edhe për ata.

Kur kësaj historie përpos kushteve të vështira ekonomike i bashkohen edhe sëmundjet atëherë gjithçka bëhet e papërballueshme. Nëna Flamure me një zë të mbytur rrëfen edhe sëmundjen e vajzës së saj 12 vjeçare, Shkurtja e cila ka një sëmundje të rëndë sepse asaj i janë bllokuar tre damarë në kokë, këto ishin fjalët e nënës që kërkon ndihmë nga njerëzit altruist e human që t’i mundësohet një kulm mbi kokë.

Nëna Flamurja thotë se për ti blerë ilaçet e vajzes duhen shumë të holla sepse ajo nuk mundet ti përballoj ato. Ilaçet në fjalë për vajzen Shkurten kushtojnë 300 euro. Flamurja me lotë në sy para kamerave të Zhurnal thotë se tanimë fëmijët e saj mbetën edhe pa shkollë sepse ajo është dëbuar në rrethinën ku jetonte më parë dhe nuk guxon të paraqitet rrugëve nga rreziku i burrit të saj.

Kamerët e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, nuk morën pamje të objektit ku banojnë për arsye sepse ata janë strehuar për 3 ditë, kurse kjo familje meqenëse është Debuar nga shtëpia si thotë Nënë Flamurja, nuk kanë as vend-strehim, ushqim, dhe asgje tjetër, fati i tyre është në duart e Zotit dhe të njerëzve human.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!