Takimi është mbajtur në shtëpinë e Zaevit. Lidhur me takimin ka informuar kryeministri i Kosovës, i cili në rrjetin social facebook, ka shkruar se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut kanë biseduar për të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.