Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRamiz Merko uron vitin e ri shkollor

Ramiz Merko uron vitin e ri shkollor

Të dashur nxënës të institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Strugës, mësimdhënës dhe prindër të nderuar,

Sot është dita e parë për vitin shkollor 2018/19, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës gjegjësisht Departamentit për arsim dhe kulturë t’u shpreh urimet më të sinqerta për fillimvitin e ri shkollor, duke u dëshiruar suksese në mësime dhe punë.

Kësaj dite më së tepërmi i janë gëzuar filloristët të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore për të mësuar shkronjat, shkrimin dhe leximin. Uroj që të kenë suksese, ndërsa prindërve të tyre u dëshiroj çdo të mirë, duke iu prirë suksesi te fëmijët e tyre.

Dija ndriçon rrugën tone të së nesërmes, dhe rruga jonë e së nesërmes është një rini e shkolluar dhe ndriçuar me dije!

Suksese!
Me respekt,
Dr. Ramis Merko
Kryetar i Komunës së Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments