Ramiz Merko: Nuk do të ketë më pedalina në liqenin e Strugës

0
105

Në Liqenin e Strugës nuk do të ketë më zbavitje me pedalina për turistët të cilët do të vizitojnë këto dy vende këtë verë.

“Këshilltarët e Strugës në mbledhjen e fundit votuan njëzëri që të ndalohet zbavitja me pedalina në liqe. Arsyeja për ndalimin e pedalinave është se kohëve të fundit ka pasur shumë aksidente ku kanë shkaktuar edhe vdekjen e personave”, deklaroi kryetari i Strugës, Ramiz Merko.

Merko gjithashtu shton se, shumica e viktimave kanë qenë persona të rinj të cilët ka gjetur vdekjen si pasojë e shfrytëzimit të pedalinave.