Sot në vizitë zyrtare në komunën e Strugës ishte ministri Spasovski dhe zv. ministri Nuhiu. Qëllimi i takimit ishte renovimi dhe rikonstruimi i SP Strugë i cila është realizuar në kohën e kaluar si dhe donacioni i automjeteve të reja.
Në takim u diskutua për rëndësinë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në mes qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore, për ofrimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe ripërtëritjen e koordinuar të sigurisë në nivel lokal dhe qendror.
Këto takime janë me rëndësi të madhe në procesin e rehabilitimit të institucioneve dhe komunave, promovimin e tyre dhe funksionimin më efikas.
Zyra për Marrëdhënie me publikun-Komuna e Strugës