Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko shpërbleu fëmijët e parë të lindur në 2019-ën
Sot në mëngjes Kryetari i Komunës z.Ramis Merko bashkë me zv.ministrin e shëndetësisë z.Asim Musa, vizitoi Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku i shpërbleu dhe i uroi nënat e tre fëmijëve të lindur pak orë pas mesnatës.Të tre foshnjat e lindura në natën e ndërrimit të viteve janë të gjinisë mashkullore dhe janë me shëndet të mirë. Kryetari z.Merko nënave të fëmijëve iu uroi shëndet dhe jetë të gjatë për fëmijët e tyre.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës