Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRama para Scholzit e prezantoi Kovaçevskin si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme...

Rama para Scholzit e prezantoi Kovaçevskin si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me shaka e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Derisa kryeministri grek ishte duke e prezentuar kancelarin gjerman me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama ndërhyn në moment dhe tregon me gisht se Kovaçevski do të jetë kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Kjo shaka e Ramës është bërë dje në Selanik në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë krerët nga rajoni, si dhe kancelari gjerman Olaf Scholz,dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Këtë shaka të Ramës, Kovaçevski nuk e mori për keq dhe filloi të qesh.

Ndryshe, pas këtij takimi pasoi darkë, e shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments