Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalët hyrëse të samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër tha se lidhja speciale mes Serbisë dhe Rusisë ka qenë e ditur para luftës në Ukrainë, shkruan TV21. Rama tha se pa marrë parasysh çështjeve të pazgjidhura në rajon, anëtarët e kësaj nisme kanë vendosur që të ecin drejt së ardhmes.
“Ne e dimë shumë mirë. Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për ta ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë, nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për të mësuar se mes Serbisë dhe Rusisë ka një histori. Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për tu informuar se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur, këto i kemi ditur që të gjitha,. Por midis të qëndruarit me kurriz nga e ardhmja , dhe kthimit të syve drejt të ardhmes, ne kemi zgjedhur të dytë. Sot jemi këtu pikërisht sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes, pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura”, deklaroi mes tjerash Rama.