Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriRama: Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, Evropa është në luftë

Rama: Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, Evropa është në luftë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se ndonëse ari i zi shitet sot me çmime rekord në vend, kjo ka ardhur si ndikim nga tregu dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Kryeministri tha se Evropa sot është në luftë dhe se për këtë rrjedhojë ata duhet të jenë të përgatitur për çdo skenar. Për këtë arsye, Rama tha se kanë ngritur edhe komitetin special.

Lexo edhe: Rama: Do të ngremë Komitet të Posaçëm për përballimin e pasojave të luftës

“Dua ta theksoj shumë qartë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjehur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Dhe natyrisht që tregu është super i ndjeshëm. Evropa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vend nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që zhvillojnë agresionin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me luftën tjetër, me pandeminë, ku nuk e dinim kohëzgjatjen. E njëjta gjë është sot. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngremë komitetin special dhe jemi ulur qysh në ditën e parë për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga më të thjeshtët te më të vështirët”, deklaroi Rama.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!