Gjatë kontrollit të një veture në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, doganierët kanë zbuluar se një qytetar i Maqedonisë ka pasur në xhep të trenerkave 8.700 euro. Në pajtim me dispozitat ligjore, 2.000 euro i janë kthyer, kurse paratë tjera policia ia ka konfiskuar, sepse janë mbi shumën e lejuar me ligj për nxjerje nga shteti pa i paraqitur, shkruan Gazeta Lajm.
Doganat poashtu kanë konfiskuar 96 “shteka” me cigare të llojeve të ndryshme si ËINSTON, MARLBORO, CAMEL, LEADER BLUE,
LEADER RED, GR, LM BLUE, LM ËHITE, BOSS dhe PRINCE pa banderola. Kundër personave që i kanë transportuar këto cigare, policia ka ngritur padi adekuate. Poashtu janë konfiskuar edhe 7 “shteka” me cigare OME, LM dhe KARELIA, në një furgon për udhëtarë në vendkalimin kufitar Dojran. Si pronar i tyre është paraqitur një shtetas grek. Dogana brenda një jave ka konfiskuar edhe sasi të madhe të prodhimeve të tekstilit, të cilët qytetarët kanë tentuar t’i fusin në Maqedoni pa i doganuar.