Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQytetarët të revoltuar për shkak të çmimeve të larta të karburanteve

Qytetarët të revoltuar për shkak të çmimeve të larta të karburanteve

Reagimet e ashpra të opinionit për rritjen e vazhdueshme të çmimit të karburanteve në vend nuk e ndryshuan qëndrimin e Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e mjeteve që i mbledh nga shitja me pakicë e benzinës dhe dizelit.

Nga Qeveria thonë për Alsat se në korrik të vitit të kaluar kanë marrë vendim për heqjen e akcizës shtesë për naftën, që qytetarët tash paguajnë dy denarë çmim më të ulët.

“Sipas zgjidhjes ligjore, akciza shtesë prej tre denarë për benzinë është paraparë nëse çmimi në bursë botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është ndërmjet 390 dhe 590 dollarë për ton, akciza shtesë është 2 denarë dhe nëse është mbi 590 dollarë për ton, atëherë akciza shtesë është 0 denarë, gjegjësisht hiqet”, thonë nga Qeveria.

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës arsyetohen se nuk ka kompetencë të urdhërojë Qeverinë që të ulë akcizat apo normën e TVSH-së.

“Të gjitha obligimet janë të përcaktuara me ligjet për akcizën, TVSH-në apo Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Qeveria do të duhet të vendosë vetë sepse kjo është kompetencë e saj”, Marko Bislimovski- kryetar i KRE.

Për disa nevojë, për të tjerë luks, qytetarët ndihen të pafuqishëm kur bëhet fjalë për çmimet e karburanteve. Por, për një gjë qytetarët janë unanim, ajo është se çmimi aktual është shumë i lartë sa i përket të ardhurave.

“Për mua kjo është shumë keq, sepse është shumë shtrenjtë”, tha një qytetar.

“Unë nuk mendoj se është luks për të vozitur, por karburantet janë të shtrenjta”, u shpreh një tjetër qytetar.

Nga KRE thonë se pasiguria me karburantet do të vazhdoj me muaj./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!