Friday, June 27, 2025
Nabizi KFC Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiQytetarët struganë: Struga do të mbetet një qytet me kujtime të bukura,...

Qytetarët struganë: Struga do të mbetet një qytet me kujtime të bukura, por pa të ardhme, të gjithë po ikin

Struga që po zbrazet – Rinia ikën, qyteti zbehet, po po, kêtë po e thonê struganët.

“Struga, dikur një qytet i gjallë me zëra rinorë në çdo rrugicë, sot po zbehet nën peshën e harresës dhe mungesës së shpresës. Rinia largohet çdo ditë drejt Perëndimit, me valixhen në dorë dhe ëndrrat në zemër – jo nga dëshira, por nga detyrimi”, shprehet një qytetar strugan për Struga Ekspres.

Ata nuk ikin për aventura, por për mbijetesë. Lënë pas familjen, miqtë, rrugët që i rritën, sepse këtu nuk shohin as perspektivë, as përkrahje. Punësimi është minimal,institucionet shpesh i kthejnë krahët nevojave të brezit të ri.

Fshatrat, ndërkohë, po mbeten bosh. Shtëpi të mbyllura, dyqane me dritare të thyera, rrugë të pluhurosura, shtëpintë braktisura dhe mungesë e çdo iniciative që do të sillte jetë dhe lëvizje.

Asnjë investim serioz në kulturë, arsim, sport apo turizëm – vetëm heshtje dhe pritje e pafund.

Struga ka potencial, por nuk mjafton vetëm liqeni dhe Drini për ta mbajtur qytetin gjallë. Nevojitet një vizion i qartë, një përkushtim i sinqertë nga institucionet lokale dhe qendrore, dhe mbi të gjitha, një dëshirë për t’i dhënë rinisë arsye për të qëndruar.

Sepse nëse vazhdojmë kështu, Struga do të mbetet një qytet me kujtime të bukura, por pa të ardhme.

Struga Ekspres

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments