Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQytetarët jetojnë në varfëri, hajnat e pushtetit kanë pasuri pa kufi!

Qytetarët jetojnë në varfëri, hajnat e pushtetit kanë pasuri pa kufi!

Ndërsa shteti përjeton krizë të thellë, komunat janë mbytur në borxhe dhe qytetarët janë zhytur në varfëri të skajshme dhe mjerim, oligarkët nuk ia dinë fundin pasurisë së tyre!

ABDULLA MEHMETI

Prej gjithsej 80 komunave në Maqedoni, 20 prej tyre aktualisht përballen me borxhe të mëdha dhe xhirollogari të bllokuara.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të muajit tetor, 20 komunave u janë bllokuar xhirollogaritë e tyre. Këto komuna në të ardhmen nuk do të kenë mundësi të funksionojnë normalisht, derisa nuk do të sigurohet ndonjë zgjidhje afatgjatë për këtë çështje, meqë borxhet e mëdha të këtyre komunave janë grumbullur gjatë disa mandateve të kaluara.

Mes tyre janë edhe 6 komuna të cilat udhëhiqen nga kuadro të partive politike të shqiptarëve, edhe atë: Pllasnica, Struga, Bërvenica, Dollneni, Vrapçishti dhe Tetova.

Nga komunat me borxhe të mëdha, xhirollogaritë e të cilave nuk janë bllokuar, janë edhe Qyteti i Shkupit, me 33 milionë euro dhe Komuna e Manastirit, me 12 milionë euro borxh.

Një pjesë e komunave me xhirollogari të bllokuara edhe në mandatin e mëparshëm janë udhëhequr nga kuadro të partive të cilat edhe aktualisht janë partnerë koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë.

Një nga komunat me borxh më të mëdha në nivel të shtetit është Komuna e Tetovës, e cila që nga viti 1991 është udhëhiqur nga kuadro të partive politike të shqiptarëve, me borxh rekord, si komunë, prej së paku 12 milionë euro.

Katër nga komunat me numër më të madh të banorëve në nivel të shtetit, njëherësh janë edhe me borxhe më të mëdha: Shkupi, Tetova, Manastiri dhe Kumanova. Kjo gjendje duhet ta jep alarmin se diçka nuk është në rregull në këtë shtet, ose me funksionimin e pushtetit vendor, ose me mënyrën e qeverisjes së tij, ose me sistemin e kontrollit dhe llogaridhënies, ose me funksionimin e shtetit ligjor.

Ndërsa shteti përjeton krizë të thellë, komunat janë mbytur në borxhe dhe qytetarët janë zhytur në varfëri të skajshme dhe mjerim, oligarkët nuk ia dinë fundin pasurisë së tyre!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!