Thursday, August 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQytetarët e Maqedonisë u kanë borxh bankave 4,3 miliardë euro!

Qytetarët e Maqedonisë u kanë borxh bankave 4,3 miliardë euro!

Një pjesë e qytetarëve marrin borxh, ndërsa një pjesë kursejnë para në llogari bankare. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në korrik të këtij viti ka rritje vjetore prej 13 për qind si te kreditë ashtu edhe te depozitat. Kreditë e përgjithshme në bankat vendore në korrik arritën mbi 8,54 miliardë euro. Qytetarët janë të detyruar me gjithsej 4,3 miliardë euro, ndërsa pothuajse aq, 4,2 miliardë, është borxhi përmes kredive të kompanive.

KREDI KORRIK 2025

GJITHSEJ: 8,54 MILIARDË EURO

EKONOMITË FAMILJARE: 4,3 MILIARDË EURO

SEKTORI KORPORATIV: 4,2 MILIARDË EURO

BANKA POPULLORE:

-Në korrik 2025, kreditë e përgjithshme shënuan rritje mujore prej 0,6%, si rezultat i kreditimit të shtuar të të dy sektorëve, që është më e theksuar te sektori “ekonomitë familjare”. Rritja vjetore arrin 13,0% dhe është pasojë e kredive më të larta të të dy sektorëve, me kontribut më të madh të sektorit korporativ.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se nga 4,3 miliardë euro që qytetarët i detyrohen bankave, pjesa më e madhe – gjysma ose 2,21 miliardë euro janë për kredi konsumatore, 1,66 miliard euro për kredi banesore. Pjesa tjetër e borxhit është për kredi për makina, në karta krediti dhe bilance negative në llogari rrjedhëse.

KREDI TË PERSONAVE FIZIKË SIPAS QËLLIMIT KORRIK 2025

Konsumatore: 2,21 miliardë euro

Banesore: 1,66 miliard euro

Automobilistike: 6,7 milionë euro

Karta krediti: 140 milionë euro

Bilance negative në llogari rrjedhëse: 105 milionë euro

Edhe këtë muaj qytetarët më së shumti janë detyruar me kredi konsumatore dhe banesore, tek të cilat është shënuar rritje mujore prej 1%, ndërsa në nivel vjetor tek kreditë konsumatore rritja është 9,8%, e tek kreditë banesore 15,3%.

Nga ana tjetër janë kursimet. Depozitat e përgjithshme arritën në 10 miliardë euro, nga të cilat 6,76 miliardë euro janë kursime të ekonomive familjare, ndërsa 2,87 miliardë janë kursimet e kompanive.

DEPOZITA KORRIK 2025

GJITHSEJ: 10 MILIARDË EURO

EKONOMITË FAMILJARE: 6,76 MILIARDË EURO

SEKTORI KORPORATIV: 2,87 MILIARDË EURO

BANKA POPULLORE

-Në korrik, depozitat e përgjithshme realizuan rritje mujore dhe vjetore prej 0,6% dhe 13,0%, përkatësisht. Ndërkohë, ndryshimi mujor dhe vjetor kryesisht i detyrohet rritjes së depozitave të sektorit “ekonomitë familjare”, me rritje më të vogël edhe të depozitave të sektorit korporativ.

Rritja vjetore e kursimeve të ekonomive familjare është 13,3 për qind, ndërsa e sektorit korporativ 14,5 për qind./TV21

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments