Në Maqedoni 79,3 për qind nga amvisëritë në tremujorin e parë të vitit kanë qasje në internet në shtëpi. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se pjesëmarrja e amvisërive sipas tipit të vendbanimit me internet me shtrirje të gjerë fikse në numrin e përgjithshëm të amvisërive është 70,4 për qind në vitin 2018.
Në tremujorin e parë të vitit 2018, prej popullatës së përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë shfrytëzuar 79,2 për qind, ndërsa 68,7 për qind e kanë përdorur çdo ditë ose pothuaj çdo ditë.
Telefoni mobil ose telefoni i mençur kanë qenë mjeti më i përdorur për qasje në internet te shfrytëzuesit e internetit në këtë periudhë, ndërsa më së shumti 91,8 për qind te personat e moshës prej 15 deri 24 vjeç.
Të dhënat statistikore tregojnë se 74,9 për qind nga personat kanë shfrytëzuar kompjuterë, laptopë, telefona të mençur, tableta ose aparete tjera transmetuese në punë, 31,6 të perosnave në çdo kohë kanë përdorur internet, kanë porositur, blerë mallëra ose shërtbime përmes internetit në 12 muajt e fundit, ndërsa shumica 54,9 për qind prej tyre kanë blerë veshmbathje ose pajisje sportive.