Saturday, April 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQytetarët ankohen te EVN-ja për faturat e energjisë elektrike

Qytetarët ankohen te EVN-ja për faturat e energjisë elektrike

Komisioni Rregullator për Energjetikë deri më tani ka marrë rreth 30 ankesa sa i përket shumës së faturave të energjisë elektrike dhe ky numër nuk devijon nga numri i ankesave që marrim zakonisht në një periudhë kur ka çmim të ri, tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski.

Ai në intervistë për “Deutsche Welle” tha se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e vetëleximit të njehsorëve.

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për ti lexuar vetë. Ne e prezantuam atë disa vite më parë. Ajo gjendje e njehsorit që do të raportojë qytetari është e detyrueshme që EVN ta zbatojë në faturat e tyre”, tha Bislimoski.

Sipas Rregullave për trajtimin e kundërshtimeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konsumatorët nëse janë të pakënaqur me furnizuesin ,shumën e faturës apo cilësinë e shërbimit, fillimisht duhet të kontaktojnë EVN-në, e më pas nëse refuzohen duhet të paraqesin kundërshtim tek KRRE.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments