Qoku: Një vit qeverisje, një përmbysja që ndali rrënimin
Një nga drejtuesit e VLEN-it, Bekim Qoku, në panelin e organizuar nga VLEN për kremtimin e një vjetorit të qeverisjes së re tha se me një vit qeverisje kanë përmbysur rrënimin e shtetit.
“Një vit më parë, më 8 maj, ndodhi një përmbysje historike. Pas 23 vitesh monopol njëpartiak, populli foli, dhe një regjim që kishte uzurpuar shtetin, drejtësinë dhe dinjitetin qytetar, u rrëzua. Dhe, me këtë qasje dhe me këto figura politike, ky rejgjim do të mbesë përtokë edhe një kohë shumë të gjatë. Ky nuk ishte një rotacion i zakonshëm. Ishte kthesa e madhe, fundi i një epoke të korruptuar dhe fillimi i një rrëfimi të ri për shqiptarët. Në fund të një regjimi 23 vjeçar, sot kemi përballë politikanë, analistë dhe intelektualë tejet të pasur që kanë mbajtur gjallë me çdo kusht këtë sistem të kalbur dhe antiqytetarë.
Trashëguam një mendësi të përkulur, një shoqëri që e kërkonte shpëtimin në emigrim, sepse në vend nuk shihte as drejtësi, as zhvillim, as të ardhme. Na u desh të përballemi me një gjendje ku rroga minimale dhe mesatare ishin ndër më të ulëtat në Evropë, ku rritja ekonomike ishte vetëm 2.6%, më e dobëta në gjithë kontinentin.
Në politikën e jashtme, shteti ishte kokë e këmbë i zhytur në orbitën serbe”, tha një nga drejtuesit e VLEN-it, Bekim Qoku.
Ai shtoi se VLEN-i ndryshoi kahjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Kosovën
Si qeveri, ne kemi hapur një kapitull të ri me Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë, si kurrë më parë.
“Vizita e parë zyrtare e një kryeministri të huaj në mandatin tonë ishte ajo e z. Albin Kurti, një mesazh i qartë për orientimin tonë strategjik. Mbledhja e parë ndërqeveritare nuk ishte me ndonjë shtet të largët, por me Qeverinë e Kosovës në Prishtinë. Si pjesëmarrës në atë takim, mund të them me bindje se ishte një sukses i jashtëzakonshëm për të dy vendet. Marrëveshjet e nënshkruara atje nuk mbetën në letër, siç ndodhte në të kaluarën, por po realizohen një nga një. Kemi funksionalizuar sistemin One-Stop-Shopnë pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë, dhe së shpejti edhe në Bellanoc-Stançiq. Pas 35 vitesh, për herë të parë, në Tabanoc u vendos One-Stop-Shop, që do të thotë se mërgimtarët tanë nuk do të presin më me orë të tëra në kufi”, përfundoi Qoku.