Dy vendimet e Qeverisë të marra gjatë mbledhjes së sotme kanë qenë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës që do të nis në orën 19 deri në orën 5 të ditës së nesërme, hetim dhe dënim për përgjegjësit e ngjarjes së djeshme në Strugë.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informoi se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person i infektuar më virus korona. 61 vjeçari nga Tetova që ndërroi jetë gjatë natës, ishte pranuar në spitalin “8 Shtatori” më 28 prill. Listës së të shëruarve i shtohen 20 persona.
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 242 teste, prej të cilët 14 kanë dalë pozitiv.
Nga rastet e reja 6 janë regjistruar në Veles, 5 në Shkup, 2 në Prilep dhe 1 në Tetovë. Deri tani nga virusi korona në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 1586 raste, janë shëruar 1099, ndërsa kanë humbur jetën 90 persona. Raste aktive janë vetëm 397.