Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQeveria vendosi, nesër është ditë jopune për institucionet shtetërore në Koçan

Qeveria vendosi, nesër është ditë jopune për institucionet shtetërore në Koçan

*Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva ka njoftuar sonte për konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të Qeverisë që u mbajt pasditen e sotme.

Ajo tha se janë arritur katër konkluzione lidhur me vendimin për caktimin e ditëve të zisë dhe varrimit të viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, i cili do të mbahet nesër.

“Obligohen institucionet shtetërore dhe rekomandohet që punëdhënësit e vetëqeverisjes lokale dhe sektori privat t’i lirojnë të gjithë punëtorët në zonën e Koçanit nga detyrat e punës si dhe institucionet shëndetësore, arsimore dhe të kujdesit për fëmijët, domethënë kopshtet, të organizojnë ofrimin e shërbimeve sipas nevojave. Reparti Territorial i Zjarrfikësve është i obliguar që të ndërmarr masat dhe aktivitetet sipas kompetencave të veta”, tha Miteva.

Ajo ka informuar edhe për protokollin e sigurisë dhe udhëzimet për raportim etik nga varrimi i viktimave nga Koçani që ka miratuar Qeveria.

“Për përfaqësuesit e mediave që raportojnë për ngjarjen, oficerët e policisë do të sigurojnë një zonë të veçantë nga rruga e kortezhit, 300 metra nga hyrja e deri te varrezat e qytetit në Koçan. Kjo zonë do të sigurohet nga anëtarë të MPB-së për të garantuar rendin dhe sigurinë në zonën e caktuar. Ndalimi për operimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronë) do të zbatohet edhe në këtë zonë.”

Miteva theksoi se ky protokoll mediatik synon të mbrojë privatësinë e familjeve të viktimave dhe t’u mundësojë gazetarëve dhe kameramanëve që në mënyrë të sigurtë ta përcjellin ngjarjen nga distanca e duhur. Ai bëri thirrje që të ndiqen standardet universale etike për raportimin profesional.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments