Monday, May 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQeveria vendosi: Lirohen nga puna tërësisht personat e verbër, me invaliditet dhe...

Qeveria vendosi: Lirohen nga puna tërësisht personat e verbër, me invaliditet dhe pengesa të rënda ose mesatare intelektuale

Qeveria në seancën e sotme të 31-të, e ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe solli konkluzion, me të cilin obligohen të gjitha organet e shtetit, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore që personave të punësuar në këto institucione, të cilët shkojnë në punë me shoqërim – persona tërësisht të verbër, persona të cilët lëvizin me karrocë invalidore dhe persona me pengesa të rënda ose mesatare intelektuale të lirohen nga shkuarja në punë dhe kryerja e aktiviteteve në punë.

Qeveria u rekomandoi njësive të vetadministratës lokale, si dhe të ndërmarrjeve publike të themeluara nga komunat, që këta persona edhe në këto institucione të lirohen nga detyra dhe aktivitetet e punës.

Masën e njejtë Qeveria rekomandon ta zbatojnë dhe kompanitë nga sektori privat, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments