Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria rekomandon anulimin e tubimeve të mëdha publike deri më 6 mars...

Qeveria rekomandon anulimin e tubimeve të mëdha publike deri më 6 mars për shkak koronavirusit


Qeveria në seancën e sotme solli konkluzion dhe rekomandoi anulimin e tubimeve të mëdha publike, ngjarjeve sportive dhe manifestimeve argëtuese dhe kulturore-artistike deri më 6 mars të vitit 2020, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi informacionin mbi hapat dhe vendimet e radhës në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe konstatoi se të gjitha masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, udhëzimet e Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhimin në sistemin e menaxhimit të krizave, si dhe monitorimi i vazhdueshëm nga i cili dalin të gjitha masat dhe rekomandimet ditore nga Shtabi i krizave, Komisioni për sëmundjet infektive dhe Instituti i Shëndetit Publik i arritën rezultatet e pritura, që situata e parandalimit dhe kontrollit për të parandaluar përhapjen e padëshiruar të koronavirusit, po realizohen plotësisht.

“Në drejtim të parandalimit të mëtutjeshëm përkatës Qeveria e pranoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, të mbajtur më 27 shkurt 2020, i themeluar në bazë të mendimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe solli përfundim t’u rekomandohet organizatorëve t’i anulojnë të gjitha takimet publike deri më 6 mars të vitit 2020. Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet më të mëdha publike të planifikuara gjatë kësaj periudhe, siç janë Karnavali i Strumicës, Karnavali i “Faljes” në Prilep dhe të gjitha të ngjashmet”, thuhet në kumtesën e qeverisë për media.

Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive, ndeshjet në periudhën e konfirmuar deri më 6 mars të luhen pa publik. Rekomandimi i njëjtë i Qeverisë ka të bëjë edhe me të gjitha manifestimet më të mëdha argëtuese dhe kulturore-artistike.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme rekomandoi që të gjithë organizatorët e ngjarjeve të tjera publike të marrin vendimet e tyre në bazë të konsultimit dhe mendimit të Komisionit për sëmundje infektive.

Qeveria e ka detyruar Komisionin e sëmundjeve infektive që të vazhdojë me raportimin para Qeverisë, Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhim me sistemin për menaxhimit me kriza dhe Shtabin e krizave, për situatën epidemiologjike me koronavirusin, të planifikojë hapat e ardhshëm në parandalimin dhe menaxhimin e situatës.

Në këtë seancë, Qeveria obligoi Inspektoratin e tregut dhe Agjencinë për ilaçe dhe mjete mjekësore të Republikës së Maqedonisë (MALMED) që të inspektojnë dhe kontrollojnë rezervat e mjeteve mbrojtëse për mbrojtje nga transmetimi i virusit në barnatore dhe nëse konstaton rritje të pabazë të çmimeve për të ndërmarrë masa në përputhje me rregullat ligjore dhe autorizimet.

Qeveria e detyroi Ministrinë e Punëve të Brendshme deri seancën e ardhshme të dorëzojë informacione si zbatohen masat që i ka përcaktuar Shtabi i krizës. Një nga konkluzionet në këtë seancë është edhe vendimi të krijohet bashkëpunim me “Kryqin e Kuq” të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe të ftohen vullnetarët e tyre të asistojnë në vendkalimet kufitare në anketimin e personave që hyjnë në vend në bashkëpunim me pjesëtarët e policisë kufitare.

Në seancën e sotme, Qeveria e shqyrtoi informacionin mbi pasojat nga moti i ligë me erëra të fuqishme më 26 shkurt dhe konkludoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet të iniciojnë procedura për përgjegjësi për dëmtimin e fasadave dhe pjesëve të tjera të objekteve publike bazuar në inspektimet, shërbimet profesionale që ata kanë bërë për dëmtimin e ndërtesave të MEPSO, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe objekteve të tjera, thuhet në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!