Ndihma financiare për kompanitë duke siguruar kredi pa interes deri në 30,000 euro dhe 50 për qind subvencionim të kontributeve të pagave, për kompanitë, janë pjesë e grupit të parë të masave qeveritare, për të zvogëluar dëmet nga përhapja e koronavirusit.
5.7 milion euro janë siguruar për t’u dhënë kredi direkte kompanive për shkak të jolikuiditetit, apo kompanive aktiviteti ekonomik i të cilave është prekur nga koronavirusi. Ne po bëjmë përpjekje për të lehtësuar pagimin e pagave gjatë kësaj periudhe pasigurie, dhe për këtë arsye sigurojmë subvencione për kontributet e kompanive, nga sektorët e turizmit, transportit, hotelierisë dhe ndërmarrjeve të tjera të prekura nga masat e Qeverisë për muajt prill, maj dhe qershor -deklaroi Mila Carovska, Zëvendëskryeministre përgjegjëse për çështje Ekonomike.
Kusht për përdorimin e këtyre masave do të kenë kompanitë që nuk kanë paguar dividendë në vitin 2020, nuk kanë dhënë shpërblime ose bonus dhe nuk e kanë ulur numrin e punonjësve në muajin shkurt.
Këtyre kompanive do t’u mundësohet të mos paguajnë akonotacione nga tatimi i fitimit në 3 muajt e ardhshëm. Norma ligjore e interesit do të ulet për 50% në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, gjegjësisht nga 10% në 5% nga personi juridik ndaj personit juridik dhe nga 8% në 4% nga personi juridik ndaj personit fizik – tha Nina Angellovska, ministre e financave.
Një pjesë e Odave ekonomike thonë që masat nuk janë të mjaftueshme dhe se nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre si lirim tatimor.
Askush nuk kërkon që t’i falen borxhet , por thjesht kërkohet që të shtyhen obligimet tatimore. Në këtë moment, kompanitë duhet t’i përdorin të gjitha mjetet për të mbajtur punonjësit e tyre në punë, t’i paguajnë ata që janë në punë dhe të lëshuar në shtëpi për ta përballuar këtë tronditje -u shkpreh Danela Arsovska- Lidhja e Odave Ekonomike.
Përveç ngrirjes së çmimeve, janë propozuar masa qeverisë nga Ministria e Ekonomisë edhe për ndalesë të përkohësisht të eksportit të miellit në vendet e treta, dhe formimin e një fondi për turizëm për të mbështetur ekonominë e turizmit.
Andrea Cobanova