Qeveria e Maqedonis së Veriut
Gjatë viteve të kaluar Maqedonia e Veriut ka humbur shumë mundësi për t’u kthyer në një vend me ekonomi të zhvilluar që garanton mirëqënie dhe progres për gjithë qytetarët e saj. Si pasojë, Maqedonia e Veriut ka qenë dhe mbetet vendi më i varfër në Europë dhe shpresa se shpejt do ndryshojë kahjen e zhvillimit duke krijuar institucione të besueshme dhe qeverisje të pastër dhe moderne jane ende shumë të mjegullta.
Mungesa e besimit tek administrimi i vendit e ka shtyrë popullin të braktis vendin në masë dhe sot ata mbeten populli që prodhon më
shumë emigracion për frymë popullsie në Europë. Në 10 vitet e fundit më shumë se 35% e qytetarëve të Maqedonis Veriore janë larguar
duke emigruar në perëndim, kryesisht për arsye ekonomike.
Varfëria është rritur dhe përbën sot kërcënimin më të madh për të ardhmen dhe ekonominë e Maqedonis Veriore. Asnjë ushtri, asnjë epidemi,
asnjë ideologji dhe asnjë fuqi pushtuese ndoshta nuk e ka rrezikuar vendin më shumë se korrupcioni, varfëria dhe injoranca.
QEVERIA E RE E MAQEDONIS VERIORE
Shpenzim, Konsum, Prodhim. Kjo është e vetmja rrugë e kësaj Qeverie.
Çështja është Qeveria e RE do të duhet të arrijë të shtojë shpenzimet,konsumin dhe prodhimin.
Qeveria e Re do duhet ta mund varfërinë.
Qeveria e Re duhet të bëj të pamundurën, që populli të mos emigroj masovikisht por të besojnë se kanë punë, drejtësi dhe mirëqënie në vendin
e tyre.
Qeveria e Re do duhet të shfrytezojë më mirë të mirat materiale duke i kthyer ato në burim mirëqënie për shumicën e popullit.
Qeveria e Re do të duhet të investojë më shumë në arsim duke ulur shkallën e lartë të analfabetizmit dhe duke i kthyer shkollat tona në burime
dijesh dhe profesionesh?
Qeveria e Re do duhet të arrijë të hapë më shumë vende pune në Maqedonin Veriore
Qeveria e Re do duhet të investoj që të jemi konkurentë duke prodhuar më shumë për të rritur eksportet dhe për të blere më pak duke reduktuar
importet.
Qeveria e Re do duhet të arrijë ta kthejë ekonominë e Maqedonis së Veriore nga një ekonomi që vetem blen, në një ekonomi që shet.
Qeveria e Re do duhet të arrijë të nxjerrë nga mjerimi shumë familje të cilat sot jetojnë me ndihmë ekonomike.
Qeveria e Re do duhet të mbrojë administratën publike nga ndikimi i partive, duke garantuar qëndrueshmëri dhe besim tek qytetarët.
Qeveria e Re do duhet të ulë shpenzimet e shëndetit duke rritur jetëgjatësinë dhe duke garantuar ilace dhe kurim për shumicën e popullit
i cili sot është i pambuluar nga shërbimet shëndetësore?
Qeveria e Re do të duhet të harmonizojë politikat fiskale duke balancuar taksat mes të pasurve dhe të varfërve dhe njëkohësisht duke mbrojtur
biznesin.
Qeveria e Re do të duhet të arrijë të kapërcejë paragjykimet e investitorëve seriozë për Maqedonin e Veriut duke u siguruar atyre klime më të
mirë biznesi, parashikueshmëri politikash fiskale, garanci juridike dhe fuqi punëtore të kualifikuar.
Dhe në fund duhet të bindë popullin se në Maqedonin e Veriut mund të jetohet.
Duke besuar se mund këtu të jetohet. Besoj se ka disa politika të cilat sot janë bërë të domosdoshme. Zbatimi i tyre kërkon guxim, drejtësi dhe vizion.
Selim Iljazi