Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiQendra për punë sociale Strugë: Aplikoni për pushim falas të fëmijëve në...

Qendra për punë sociale Strugë: Aplikoni për pushim falas të fëmijëve në Strugë

IPN qendra për punë sociale Strugë u bën thirrje personave të interesuar, shfrytëzues të ndihmës sociale në para, ndihmës së përhershme në para, ndihmës së veçantë, shtesat e fëmijëve, të dhënat prindërore, si dhe fëmijët pa prind dhe pa kujdes prindëror, të paraqiten për shfrytëzim të shërbimeve pa pagesë për pushim dhe rekreacion për fëmijët e tyre.

Këtë shërbim mund të e shfrytëzojnë fëmijët e familjeve që shfrytëzojnë: Ndihme sociale në para, ndihmë të përhershme në para, shtesa për fëmijë, të dhëna prindërore dhe fëmijët pa prind dhe pa kujdes prindëror, të lindur në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2008 ose fëmijë nxënës të rregullt të cilët ne vitin shkollor 2017/18 kanë ndjekë klasën e pestë, gjashtë, shtatë, tetë dhe të nëntën dhe fëmijë shfrytëzues të ndihmës së veçantë deri në moshën 26 vjeçare.

Shërbimi do të shfrytëzohet në kohën e pushimit veror me ndërrime në çdo shtatë ditë, në disa qendra turistike verore. Termini i caktuar për shfrytëzimin e shërbimit nuk mund të ndërrohet, vetëm nëse ekzistojnë shkaqe të arsyeshme. Shërbimi i pushimit dhe rekreacionit për fëmijë përfshin gjashtë pansione të plota(fjetje me tre (3)ushqime në ditë), aktivitete edukative zbavitëse dhe sportive. Fëmijët shfrytëzues të ndihmës së veçantë kanë të drejtë të kenë shoqërues në kohën e pushimit. Udhëtimi i fëmijëve deri ne vendin e caktuar nga ana e Qendrës përkatëse, Qendra për punë sociale-strugë deri te pushimorja dhe anasjelltas do të jetë e organizuar.

Dokumentet e nevojshme për shfrytëzimin e shërbimit: Për shfrytëzim të shërbimit për pushim dhe rekreacion pa pagesë, duhet të jepet kërkesë në Qendrën për punë sociale-Strugë. Kërkesa mund të jepet deri në datë 10.06.2018. Personat të cilët duhet të shfrytëzojnë shërbimin do të jenë të informuar nga ana e qendrës për punë sociale- Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!