Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQë të zbulohet rrjeti reketues, autoritetet duhet të hynë në PSP

Që të zbulohet rrjeti reketues, autoritetet duhet të hynë në PSP

Prokuroria për Krim të Organizuar do të hetojë pse të gjitha të dhënat në telefonin e dytë të Katica Janeva janë fshirë. Hetimi duhet të zbulojë nëse Janeva me vetëdije dhe me qëllim ka thënë se telefoni i dytë i ka humbur në Beograd për të formatuar “ICloud”-in e pajisjes. Kjo do të thotë që telefoni nuk ka gjurmë fotografish, video, të dhëna nga aplikacionet e komunikimit si Viber, mesazhe SMS dhe MMS. Prokuroria e ka gjetur telefonin e humbur te persona të afërt të Janevës. Ekspertiza tregoi se telefoni ishte formatuar dhe të dhënat ishin fshirë. Pse ka qenë e rëndësishme që celulari i shefes së PSP-së të jetë bosh para se ta gjente Vilma Ruskoska, duhet të përgjigjet prokuroria e krimit të organizuar. Telefonat e Janevës janë thelbësore dhe duhet të tregojnë nëse ajo ka komunikuar dhe për çfarë, me të dyshuarin e parë në Reket, Boki 13. Ruskoska nuk bën të ditur detaje të ekspertizës as për telefonin e parë të Janevës, që u sekuestrua ditën kur u arrestua Boki 13.Opozita edhe sot e akuzon prokurorinë se Villma Ruskoska blen kohë për Katica Janevës, që të fshijë provat dhe të ndikojë te dëshmitarët. Telefoni i formatuar, i humbur dhe i gjetur për VMRO – DPMNE-në është dëshmi se Ruskoska po fsheh diçka.

“Është e qartë se jo vetëm që e gjithë PSP-ja është e angazhuar në fshirjen e gjurmëve të përfshirjes së Katica Janevës në rastin “Reket “, skandali oktapod, por gjithashtu shohim që edhe prokuroria e Ruskovskës na bëjnë budalla para syve dhe rastin përpiqen ta kufizojnë vetëm me dy të dyshuarit Bojan Jovanovski, Boki 13 dhe Zoran Milevski, të ashtuquajtur Kiçeec. Që të zbulohet rrjeti reketues, autoritetet patjetër duhet të hynë në PSP”, tha Naum Stoilkoski, VMRO–DPMNE.

Në rastin reket të dyshuar janë vetëm Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Kanë marrë 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev dhe i kanë premtuar se do ta ndalojnë hetimin kundër tij për pastrim parash të udhëhequr nga PSP-ja. Prokuroria tha se ka edhe video prova nga dorëzimi i parave, por edhe një incizim ku dëgjohet zëri i një prokurori gjatë zhvatjes. Por, Boki 13 dhe Kiçeec kanë kërkuar tetë milion euro për ta bindur Katica Janevën të mos e ndjekë penalisht Kamçevin. Ata janë dakorduar për pesë, ndërsa Kamçev u ka dhënë vetëm 1.5 milion dhe e ka denoncuar rastin. Për zhvatje nga Boki 13 dhe Kiçeec në prokurori janë ankuar edhe biznesmenë të tjerë. Katica Janeva mohoi të ishte pjesë e rastit “Reket”, por theksoi se ajo e dinte që Boki 13 po e përdor emrin e saj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!